Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht sondazheve të cilat e nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.
Mustafa në Klan Kosova ka folur edhe për qëndrimet e Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit, të cilat shpesh janë kundër LDK-së.
Sipas tij, askush nuk do ta ketë mbështetje e partisë, nëse i gëzohet fitores së subjekteve të tjera politike, duke aluduar gëzimit të tyre për fitoren e Vetëvendosjes në Podujevë përballë kandidatit të LDK-së./Gazeta Sinjali/