Me 80 vota për janë miratuar 22 amendamente dhe projekligji në lexim të dytë për kompensimin e viktimave të krimit.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, Hydajet Hyseni nga komisioni për legjislacion, tha se me këtë projektligj është caktuar masa e kompensimit dhe llojet e dëmeve.
“Janë zgjatur afatet, ngase afatet ligjore janë mjaft të shkurtra, afati gjashtëmujor pas pranimit të aktgjykimit të plotfuqishëm dhe janë rishikuar afatet për secilin situatë të paraparë në këtë projektligj. Janë ri definuar llojet e dëmeve të kompensueshme, janë ristrukturuar llojet e dëmeve dhe shumat e kompensimit për dëmet e si kompensimi për dëmin fizik apo dëmtimin e shëndetit. Kompensimi për dëmtimin e shëndetit mendor, kompensimi për vuajtjet psiqike dhe kompensim për vuajtjet psiqike për humbjet e një anëtari të familjes. Janë ndryshuar lartësitë e kompensimit për të gjitha llojet e kompensimeve, janë propozuar shuma fikse për disa lloje të kompensimeve”, ka thënë ai.
Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orë 16:00.