image ​Kryeministri Kurti i thërret kryetarët e komunave në takim në qeveri

Politikë

​Kryeministri Kurti i thërret kryetarët e komunave në takim në qeveri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarët e të gjitha komunave të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se temë diskutimi e këtij takimi do të jetë situata me pandeminë COVID-19.

Takimi do të mbahet nesër rreth orës 10:00.

Sot, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj elektronike, ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Mirëpo, në këtë komitet, i cili do të udhëhiqet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është përfshirë Asociacioni i Komunave të Kosovës./Gazeta Sinjali/