image ​Krasniqi thotë se vetëm Kuvendi mund të votojë pako emergjente

Kosovë

​Krasniqi thotë se vetëm Kuvendi mund të votojë pako emergjente

news image

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje gjithë deputetëve të legjislaturës së shtatë të votojnë pakon emergjente të propozuar nga partia e tij në ballafaqimin e pandemisë Covid-19 të martën e javës së ardhshme.

Krasniqi tha se institucioni i vetëm legjitim që mund të votojë pako emergjente është Kuvendi i Kosovës. Pasi sipas tij qeveria në detyrë nuk e ka një kompetencë të tillë.

Deputeti opozitar në një konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë bëri të ditur se kanë autorizuar komisionin për legjislacion për të ndërmarrë hapat e duhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes.

I pyetur për propozimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për delegacionin për dialogun Kosovë-Serbi, Krasniqi e cilësoi atë si joserioz.