image ​Krasniqi-Goodman: Duhet t'i vie turp shoqërisë kosovare që po na viktimizon çdo ditë

Kosovë

Deklaratë/ ​Krasniqi-Goodman: Duhet t’i vie turp shoqërisë kosovare që po na viktimizon çdo ditë

news image

Vasfije Krasniqi-Goodman ka akuzuar deputetët se nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, kanë dal fjalë që i kanë lënduar shumë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Krasniqi-Goodman ka thënë se duhet t’i vie turp të gjithë shoqërisë kosovare që po i viktimizon çdo ditë.

“Prej kësaj foltore kanë dal fjalë që na kanë lënduar neve viktimave shumë. Shoqëria na stigmatizon, neve na bënë që mos të ndihemi vajza të mira, gra të mira por edhe nëna të mira, po ku ishit ju para 21 viteve, a ishit në tavana kur iu dhunua gruaja nëpër dhoma, e ku e morët guximin me braktisë atë grua. Ku ishin djemtë që e panë nënën duke u dhunuar e përzënë nga shtëpia nënën dhe e mbajtët gruan duke e mos ditur se edhe ajo është e dhunuar, ku ishit ju ku u dhunua jeta 7 vjeçare, e tash ju çka po bëni për të na lehtësuar jetën. Duhet t’i vjen turp të gjithë shoqërisë kosovare që po na viktimizoni çdo ditë. Ne nuk po duam asgjë nga shteti përveç se drejtësi prej familjarëve tonë po duam me na mbështet, se çka na ka ndodhë neve ka qenë krim i luftës dhe ju nuk ishin aty për të na mbrojtur”, tha ajo para deputetëve në seancën që po mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Vasfije Krasniqi është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës. Ajo tani jeton në Shtetet e Bashkurara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve./Gazeta Sinjali/