image Kurti: S’e kam dëgjuar fjalimin e Ramës në Këshill të Evropës

Siguri

Kurti: S’e kam dëgjuar fjalimin e Ramës në Këshill të Evropës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e ka dëgjuar fjalimin e homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës.

Kurti në konferencën e mbajtur sot u pyet se a e ka dëgjuar fjalimin e Kreut të Republikës së Shqipërisë, Edi Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Evropian.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

/GazetaSinjali/