image ​Jep dorëheqje dhëndri i Erdoğanit nga posti i ministrit - Sinjali

​Jep dorëheqje dhëndri i Erdoğanit nga posti i ministrit

news image

Dhëndri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Berat Albayrak ka dhënë sot dorëheqje nga posti i Ministrit të Financave, duke përmendur arsye shëndetësore, raportojnë mediat turke, transmeton Gazeta Sinjali.

“Pasi isha në poste ministrore për gati pesë vjet, mora vendimin për të mos vazhduar shërbimin tim (si ministër i Financave) për shkak të problemeve shëndetësore,” deklaroi Berat Albayrak në një mesazh në Instagram.

Albayrak (42) ka qenë ministër i Financave që nga korriku 2018, dhe më parë ai ishte ministër i Energjisë për tri vite.

Dorëheqja e tij pasoi largimin e guvernatorit të Bankës Qendrore Turke, Murat Uysal, i cili u zëvendësua nga ish-ministri i Financave Naji Agbal.

Analistët vënë në dyshim arsyen e dorëheqjes së Albayrak. Disa përmendin se ish-ministri tani kishte marrëdhënie të mira me Jared Kushner, një këshilltar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas tyre, këto marrëdhënie nuk janë më të rëndësishme për Erdoğan pasi Trump humbi zgjedhjet presidenciale.

Albayrak është i martuar me vajzën e Erdoğanit, Esra dhe kanë katër fëmijë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin