image ​Hyrje daljet e Prishtinës të bllokuara - Sinjali

Masat/ ​Hyrje daljet e Prishtinës të bllokuara

news image

Kryeqyteti në këtë mëngjes vërehet me qarkullimin e një numër të vogël të automjeteve. Në hyrje-daljet e Prishtinës, janë vendosur zyrtar policorë, të cilët po lejojnë të hyjnë vetëm kategoritë e lejuara për qarkullim gjatë kohës së karantinës.

Ndërkohë, vërehej një numër më i madh i automjeteve të cilat ktheheshin, duke mos u lejuar të hyjnë në kryeqytet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se qarkullimi brenda kësaj komune lejohet prej orës 06.00 deri në 17.00 vetëm për qytetarët që kanë nevojë të dalin.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: