image Fushata në Podujevë: As PDK nuk ia lë keq shkeljes së masave, grumbullohen rreth 30 persona

Politikë

Fushata në Podujevë: As PDK nuk ia lë keq shkeljes së masave, grumbullohen rreth 30 persona

news image

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar edhe sonte në Podujevë në mbështetje të kandidatit të kësaj partie për kryetar komune, Naim Fetahu, shkruan Gazeta Sinjali.

Por siç shihet në fotografi, kreu i PDK-së, ka mbledhur qytetarët në një nga kafiteritë e kësaj komune për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 29 nëntor.

Hoxhaj së bashku me Naim Fetahun dhe simpatizuesit e partisë së tyre nuk janë duke i respektuar masat e vëna nga Qeveria e Kosovës sa i përket grumbullimit të personave dhe vendosjes së maskës.

Ndërsa, Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre, e që është Naim Fetahu.

“Llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre. Edhe sonte, mbështetja për Naim Fetahun ishte e madhe dhe e zëshme”, ka shkruar Hoxha.

Më tej, ai ka thënë se Naim Fetahu do të realizojë projektet të cilat nuk janë realizuar gjatë 20 viteve në qeverisjen e LDK-së.

“Naimi, me mbështetjen e plotë të PDK-së, do t’ia kthejnë dinjitetin këtij qyteti. Podujeva do të ketë spital funksional, shkolla të denja me infrastrukturë përcjellëse dhe perspektivë për të rinjtë që po i largohen çdo ditë. Puna për të t’ia kompensuar Podujevës 20 vitet e humbura do të fillojë qysh me 29 nëntor”, ka përfunduar kryetari në detyrë i PDK-së.

Po ashtu, Gazeta Sinjali raportoi edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, ku kreu i VV-së shkeli masat e Qeverisë pasi ishte vetë i 41-ti në mes të Podujevës.

/Gazeta Sinjali/