Fiorentina po synon të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e AC Milan, Andrea Conti, raporton gazetari i njohur italian Gianluca DiMarzio.
Agjenti i Contit do të takohet me reprezentuesit e Fiorentinas sot, por sidoqoftë ata ende nuk kanë filluar bisedimet me Milanin rreth shumës që do të paguajnë për lojtarin.
Një marrëveshje e mundshme pritet të jetë në formë huazimi, me opsion të blerjes pas 18 muajve.