image ​COVID-19 përkeqëson sëmundjet e zemrës

Botë

Shëndetësi/ ​COVID-19 përkeqëson sëmundjet e zemrës

news image

Ka mjaft pacientë që vuajnë nga sëmundje të zemrës dhe kardiologu Mehmet Emirhan Isik thotë se një sëmundje ngjitëse si koronavirusi i ri (COVID-19) mund t’i bëjë sëmundjet e zemrës edhe më vdekjeprurëse.

”COVID-19 prek më shumë njerëzit me hipertension, sëmundje në mushkëri dhe sëmundje të zemrës. Sëmundja gjithashtu rezulton në shumë komplikime kardiovaskulare”, theksoi mjeku.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për një plan global të veprimit për të parandaluar dhe kontrolluar sëmundjet jo-kongjeniale, ku synohet të luftohet pirja e duhanit, ngrënia jo e shëndetshme dhe konsumimi i alkoolit. Dihet që njerëzit me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar sa i përket sëmundjeve infektive”, tha ai.

Eksperti gjithashtu tha se bashkë me sistemin e frymëmarrjes, COVID-19 gjithashtu mund të ndikojë në sistemin tretës dhe nervor.

“Për derisa lufton me virusin, sistemet tona mbrojtëse gjithashtu mund të dëmtojnë pjesët e shëndetshme të trupit. Për shembull, mund të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër te njerëzit me sëmundje koronare. Mund të prishë rrjedhën e gjakut dhe të shkaktojë hipertension. Për këtë arsye, pacientët me sëmundje të zemrës duhet të bëjnë kujdes shtesë në mbrojtjen e tyre nga virusi”, theksoi Isık.

Për këto arsye, ai thotë se temperatura nga COVID-19, humbja e lëngjeve të shkaktuara nga virusi dhe toksinat virale që prishin muskujt e zemrës rrisin rrezikun e sulmeve në zemër.

Njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të bëjnë kujdes shtesë në ndjekjen e udhëzimeve kundër COVID-19 siç është larja e duarve, mbajtja e distancës sociale, përdorimi i duhur i maskave dhe pastrimi i ambienteve të tyre. /Gazeta Sinjali/