image ​Çantat po rrezikojnë shëndetin e nxënësve - Sinjali

​Çantat po rrezikojnë shëndetin e nxënësve

news image

Pesha e çantës që bartin nxënësit e klasave të ulëta, është problem që po i përcjellë ata tash e disa vite. Madje prej ngarkesës së madhe që bartin, nxënësit në krahasim me moshën që kanë, po ballafaqohen edhe me dhimbje të boshtit kurrizor.

Çantat e ngarkuara tash e sa kohë janë problem për nxënësit dhe prindërit në gjithë Kosovën, problem ky që nuk po ndryshon. Fëmijët ankohen për peshën e çantës në shumë shkolla të vendit tonë.

Nxënësja e shkollës fillore “Faik Konica” Yllza Mulliqi, ka thënë se nga pesha e rëndë e çantës, shoqërohet edhe me probleme të boshtit kurrizor.

“Mua më dhemb shpina prej çantës së rëndë për shkak se nuk kemi dollapë në klasën tonë dhe më pengon shumë”, tha ajo.

Ejona Krasniqi, nxënëse tjetër e kësaj shkolle, ka thënë se për arsye të çantës së rëndë, shpesh herë prindërit janë të detyruar t’i shoqërojnë ata për në shkollë.

“Mua më pengon çanta e rëndë. Dollapët nuk janë të rregulluar sa duhet, për shkak se prishen herë pas here dhe nuk mundemi t’i lëmë aty disa libra..0:52 Për arsye të tilla vinë edhe prindërit me marrin ndonjëherë, sepse është çanta rëndë dhe nuk mundem me mbajt herë pas here”, tha ajo.

Me çantën e stërngarkuar ka problem edhe nxënësja, Etna Spahiu. Ajo kërkon dollapë për gjithë nxënësit.

Onik Bajra, nxënës i të njëjtës shkollë, po ashtu është shprehur i shqetësuar për çantën e stërngarkuar.

“Jam në klasën e pestë dhe unë mendoj që çantat janë shumë të rënda dhe mund të na pengojnë në shpinë. Dollapët që i kemi të prishtë dhe nuk kemi shumë vend për t’i lënë çantat dhe gati çdoherë vjen prindi vetëm për arsye të çantës”, tha ai.

Liridon Shala, prind i një nxënësi nga kjo shkollë, ka thënë se fëmija duhet të ketë një inventarë, sepse kjo peshë e librave që bartin është e rëndë për moshën që kanë.

“Çantat janë të rënda për shkak se ministria ka paraparë kështu. Fëmija duhet të kenë edhe inventarë në shkollë, ku një pjesë të librave duhet t’i lënë aty për shkak se një çantë e tillë për moshën e fëmijës është e rëndë”, tha ai.

Po ashtu, edhe Irfan Ademi, prind i një nxënësi, është shprehur i shqetësuar. Ai madje ka thënë se kanë bërë ankesë në shkollë.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i shkollës fillore e mesme e ulët (SHFMU), “Faik Konica”, në Prishtinë, Blerim Dalipi, ka thënë që politikat arsimore në digjitalizimin e librave duhet të ndryshohen.

“Çantat e rënda normal që nuk është në favor të fëmijës..0:21 Kemi nxënës prej para fillores deri në klasën e nëntë, sa që ata nxënës janë të moshës re. Mirëpo në aspektin e bartjes së nxënësve, besoj që politikat arsimore duhet të ndryshohen, e sidomos në digjitalizimin e librave, besoj që do ishte lehtësim i madh për gjithë nxënësit, në këtë drejtim edhe për prindërit”, tha ai për KP.

Sa i përket kërkesave për dollapë, ai ka thënë se shumë shpejtë do të vendosen dollapë në klasa.

Çantat e ngarkuara me peshë të madhe me libra, nuk janë vetëm problem i nxënësve të Komunës së Prishtinës, por për të gjitha shkollat në Kosovë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin