image ​Albin Kurti nuk shkon të raportojë në komision për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Kosovë

​Albin Kurti nuk shkon të raportojë në komision për menaxhimin e pandemisë COVID-19

news image

Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk ka shkuar për raportim në Komisionin për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, shkruan
Gazeta Sinjali.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 është duke dhënë dëshminë e tij, Nenad Rashiq, ish-udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Para këtij komisioni sot ishte paraparë që të intervistohej edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili nuk do jetë i pranishëm për shkak të rrethanave politike të krijuara në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu bëri të ditur kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila.

Zotëri Kurti ka kërkuar mirëkuptim për shkak të rrethanave, se ai do të jetë në ndonjë herë tjetër, varet nga mandati i legjislaturës së shtatë”, tha ajo.

Në mbrëmjen e së hënës Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkoj në zgjedhje pasi vota e deputeti Etem Arifi është shpallur e pavlefshme./Gazeta Sinjali/