Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se nuk pajtohet me ndryshimin e Kodit Zgjedhor tre muaj para zgjedhjeve, pasi sipas tij ndryshimet kërkojnë më shumë kohë.
“Është e pamundur të ndryshohet Kodi Zgjedhor para zgjedhjeve. Sepse jemi dhjetëra e dhjetëra parti të cilat që kanë mendime të ndryshme, prandaj nuk kemi tani komoditetin të flasim për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Pas përfundimit të zgjedhjeve mund të debatojmë, të diskutojmë dhe të arrijmë deri te më e mira. Mendoj se kjo temë është hapur në një moment të papërshtatshëm”, tha Ahmeti
Këto deklarata lideri i BDI-së i dha pas takimit që e mbajti me kreun e opozitës, Hristjan Mickoski ./Gazeta Sinjali/