image ​7 viktima dhe mbi 600 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri - Sinjali

​7 viktima dhe mbi 600 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4 mijë e 139 testime nga të cilat 647 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona, duke shënuar një ulje të fataliteteve krahasuar me ditët e fundit.

Ndërkohë, janë shëruar 964 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin