Në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 53 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ku prej tyre tre persona janë në gjendje të rëndë dhe gjatë të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Këto i ka bërë të ditura infektologu Valbon Krasniqi, i cili tha se tre pacientë janë në gjendje shumë kritike dhe gjendja e tyre mund të ndryshojë nga momenti në moment.
“Kemi 53 pacientë të shtrirë që janë të konfirmuar se janë të prekur nga COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore e shumicës prej tyre paraqitet e mirë dhe janë stabil, ndërkohë që i kemi 6 pacientë që janë me oksigjenoterapi dhe kemi 4 (Një ka ndërruar jetë) pacientë të tjerë në gjendje shumë më të rëndë. Këta pacientë në gjendje të rëndë janë duke u trajtuar në rep artin intensiv të Klinikës tonë dhe gjendja e tyre paraqitet shumë kritike dhe mund të ndryshojë nga momenti në moment, pra janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë”, tha ai.
Infektologu Krasniqi tha se në Kosovë janë duke u testuar tri kategori të njerëzve.
“Në Kosovë po testohen tri grupe të njerëzve ose tri kategori, pacientët të cilët vijnë në Klinikë Infektive dhe shtrihen në spital, numri mesatar i tyre është deri më tani 25-30 pacientë, pra të gjithë këtyre pacientëve iu merren mostrat në Klinikën Infektive dhe u dërgohen në institut. Grupi i dytë i njerëzve që testohen janë personat të cilët janë të vendosur në karantinë në konviktet e studentëve. Si dhe personat e kontaktit të ngushtë në terren të cilët Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka nën vëzh gim dhe vendos pastaj për kohën ose ditën kur do t’iu merren këto teste”, tha Krasniqi.
Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar 79 raste pozitive me COVID-19, e për këtë infektologu Valbon Krasniqi tha se në vazhdimësi kanë thënë se mesi i muajit prill mund të jetë koha kur do të jetë numri më i madh i rasteve të infektuara.
E ky numër sipas tij mund të rritet në ditët në vijim nëse qytetarët nuk përfillin rekomandimet e IKSHPK-së që të qëndrojnë në shtëpi.
“Këto që po i shohim jo vetëm dje që u konfirmuan 79 raste, po edhe gjatë 4, 5 ditëve të kaluara mesatarisht kemi pasur 25-30 raste në ditë. Kjo është si pasojë e infeksioneve që kanë ndodhur brenda 10 ditëve të fundit ose dy javët e kaluara, ndërkohë që mos zbatimin e masave gjatë këtyre ditëve dje, sot dhe ditëve në vijim, nëse vazhdojmë të mos respektojmë do t’i shohim brenda 10 ditëve ose dy jave të ardhshme dhe ne mund të presim fare lehtë që të kemi numër të rritur të rasteve që do të konfirmohen”, tha ai.
Deri më tani numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 362 persona, ku 8 persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 59 persona.