Në orët e hershme të mëngjesit nga sulmi në zemër ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.
Zhitia ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga kjo ministri përmes një njoftimi në Facebook.
“Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sylë Zhitia ishte vëllau i dëshmorit Afrim Zhitia, i cili më 2 nëntor të vitit 1989, së bashku me Fahri Fahriu, u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku dhe ranë heroikisht të dy atdhetarët./GazetaSinjali/