image Maqedonci: Themelet e përgjakura e kanë të freskët gjakun e dëshmorëve - ushtria do t'i shërbejë paqes

Politikë

Maqedonci: Themelet e përgjakura e kanë të freskët gjakun e dëshmorëve – ushtria do t’i shërbejë paqes

news image

Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës, ushtarakët dhe punonjësit civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Maqedonci tha se Kosova ka një të ardhme plot shpresë e cila po zhvillohet, ndërtohet e fuqizohet “me themele të përgjakura që ende kanë të freskët gjakun e dëshmorëve”.

“Nga Prekazi i jehonës për liri te bjeshkët me borë të maleve të Sharrit e Rugovës, poshtë ujëvarave të Mirushës, në Fushën e Kosovës, Rrafshin e Dukagjinit, nga Kaçaniku shkëmb e gur e deri në vijën gjarpëruese të Liqenit të Ujmanit qytetarët festojnë ditën e mëvetësimit të Republikës tonë.

Kosova e pavarur po dëshmon se ekzistenca e saj nuk është veç nevojë e domosdoshmëri e qytetarëve të saj por dhe vlerë unike, e çmuar në familjen e vendeve demokratike.

Me institucionet e sigurisë që me vendosmëri ruajnë rendin publik, kushtetetues e sovranitetin dhe me ushtrinë që po rritet e fuqizohet në mbrojtje të integritetit territorial dhe për t’i shërbyer paqes krah partenerëve tanë, institucionet tona janë të përcaktuara që në rrethanat e rikthimit të apetiteve hegjemoniste nga regjimet autokratike krahas mbrojtjes së vendit të kontribuojnë në mbrojtjen e demokracisë”, tha ai.

/GazetaSinjali/