image ​Selmanaj e quan Gjykatën Speciale një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të UÇK-së

Kosovë

​Selmanaj e quan Gjykatën Speciale një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të UÇK-së

news image

Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se nga Gjykata Speciale nuk po gjykohen vetëm vlerat e UÇK-së, po edhe vlerat e NATO-së dhe BE-së, ku sipas tij, këto të fundit ishin bërë bashkë për ta luftuar gjenocidin e kryer nga Serbia ndaj popullit shqiptar.

“Jo vetëm UÇK-ja, por edhe vlerat NATO-së e BE -së sot janë para gjykatës speciale! Të gjithë ishin ndërmarrje e përbashkët kundër gjenocidit e krimeve që Serbia i kishte bërë ndaj shqiptarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Selmanaj e ka quajtur Gjykatën Speciale një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të UÇK-së.

‘E sot…!? Gjykata Speciale, me veprimet e saj është shndërruar tani në një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të lirisë së një populli! Turp’, ka theksuar ai. /Gazeta Sinjali/