image ​Reçica dhe Jashari dakordohen për bashkëpunime konkrete

Kosovë

​Reçica dhe Jashari dakordohen për bashkëpunime konkrete

news image

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e krijuar në vend si pasojë e pandemisë, me theks të veçantë në qytetin e Skenderajt.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica bashkë me të parin e komunës së Skenderajt, janë dakorduar që sa më parë të fillojnë me bashkëpunime konkrete në funksion të mbështetjes dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve në ketë komunë. /Gazeta Sinjali/