image ​Petkov: Maqedonia e Veriut në BE më së paku për 10 vjet

Evropë

​Petkov: Maqedonia e Veriut në BE më së paku për 10 vjet

news image

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, e sheh Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian për të paktën 10 vjet, kur, siç thotë, BE-ja do të garantojë të drejtat e bullgarëve në këtë vend.

Petkov tha për BTV se nëse ato garanci përfshihen në marrëveshjen evropiane për Maqedoninë e Veriut, Bullgaria nuk do t’i mbrojë më vete ato të drejta, por do të garantohet me marrëveshjen me BE.

Ai vlerësoi se heqja e vetos së Maqedonisë së Veriut në fillim të negociatave me BE-në, përkatësisht heqja apo jo, është mënyrë e gabuar e të menduarit.

Ai shtoi se janë të shumtë ata që përpiqen t’i lëkundin marrëdhëniet e mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por qeveria bullgare nuk do t’i nënshtrohet provokimeve të tilla, të cilat, siç thotë ai, i ka nga të dyja palët.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët – ta bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend evropian, një fqinj të mirë. Së bashku mund të arrijmë rritje ekonomike dhe duhet të injorojmë të gjitha këto thirrje dhe provokime nacionaliste për të ecur përpara”, tha Petkov.

/GazetaSinjali/