Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se do të vazhdojnë të kenë takime me partnerin e koalicionit për t’u dakorduar për çështjen e heqjes së tarifës.
Ajo nuk tregon detaje për takim e së premtes, ku Isa Mustafa e Albin Kuri u takuan për disa orë në objektin e qeverisë për të diskutuar rreth kësaj çështje.
“Jemi taku të premten, do të takohemi prapë ditëve në vijim… nga e hëna do të mund të flasim më në detaje për këtë çështje”, tha ajo.
Për këtë është pyetur edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka mohuar e flasë sot për çështjen e tarifës. Të dy këta kanë marrë pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare të personave që përdorin karroca.
Derisa Kurti ka dhënë një propozim për heqjen e tarifës, Mustafa sot ka thënë se taksa duhet të hiqet ashtu siç po e kërkon SHBA. /Gazeta Sinjali/