image ​Nga nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

Kosovë

​Nga nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

news image

Nga dita e nesërme do të hyjë në fuqi zbatimi i marrëveshjes për targat, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo vjen si rezultat i arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku në pikën 2 të kësaj marrëveshjeje shkruhet se “Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.”

No description available.

Gjatë ditës së djeshme, është zbatuar pika e parë e marrëveshjes për targat. Pika e parë parashihte largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e Njësitit Special me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri.

Kurse pika e tretë e marrëveshjes do të filloj të zbatohet më 21 tetor.

“Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë”, shkruhet në këtë pikë.

/Gazeta Sinjali/