image Përplasja në mes të Thaçit dhe VV-së për shkak të këshilltarit të ri amerikan të Kurtit

Kosovë

Politikë/ Përplasja në mes të Thaçit dhe VV-së për shkak të këshilltarit të ri amerikan të Kurtit

news image

Tienmu Ma para pak minutash është zyrtarizuar si këshilltar i jashtëm politik i Kurtit. Ai kishte qenë shkaktar i njërit nga konfliktet e shumta në mes të VV-së dhe Hashim Thaçit. Një përplasje mes tyre kishte ndodhur gjatë intervistimit të presidenit Thaçi për rastin e gylenistëve.

Thaçi kishte deklaruar se i druhet ekspertit Tienmu Ma, i angazhuar nga Komisioni.

Ai kishte aluduar se eksperti ligjor, amerikani Tienmu Ma, ishte këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje. Madje ai kishte thënë se Tienmu Ma është i afërt me Sami Kurteshin, anëtarin e Komisionit Hetimor për “Gylenistët”.

“Instistoj. Eksperti ndërkombëtar, a e ka aprovimin e ndonjë zyre ligjore të Kuvendit të Kosovës? A lejohet për t’u angazhuar ky ekspert ligjor, mbi ç’bazë e keni angazhuar ju? Tashmë doli që është i preferuar i zotit Kurteshi, mik i zotit Kurteshi dhe këshilltar i një partie politike që e përfaqëson Samiu”, kishte thënë Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ashtu ka emëruar Aziz Bicin këshilltar të tij politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Gazeta Sinjali/