image ​Historianët e Deçanit kërkojnë pezullimin e dialogut deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kosovë

​Historianët e Deçanit kërkojnë pezullimin e dialogut deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

news image

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas gjetjeve të fundit në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, mbetje këto të shqiptarëve të Kosovës, të zhdukur nga koha e luftës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë për media, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë dialogun deri në zbardhjen e plotë të fatit të të pagjeturve, duke rikujtuar se Serbia është përgjegjës për gjenocidin e kryer në Kosovë dhe zhdukjen e mijëra shqiptarëve.

“Argumentimi më i mirë se shteti dhe drejtuesit e serb janë përgjegjës janë dëshmitë e gjetura në Kizhevak të Serbisë. Kosova duhet urgjent të pezullojë dialogun, dhe të vë kusht nisjen e tij me ofrimin e të dhënave zyrtare për gjithë të zhdukurit gjatë luftës 1998-1999, të cilët janë dërguar dhe varrosur në Serbi”, thuhet në reagimin e tyre. /Gazeta Sinjali/