image ​Heqja e tarifës për lëndën e parë, hynë rreth 150 kamionë nga Serbia

Kosovë

Ekonomi/ ​Heqja e tarifës për lëndën e parë, hynë rreth 150 kamionë nga Serbia

news image

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100% për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në pikën doganore në Merdare, kanë hyrë rreth 150 kamionë me të produkte të lëndës së parë nga këto dy shtete.

Në këtë pikë doganore u bë e ditur se që nga momenti kur ka hyrë në fuqi ky vendim, nga 20 mars e deri më sot 29 mars, kanë hyrë 146 kamionë me mallra te lëndës së parë.

Arsim Ibrahimi, shef ndërrimi në pikën e kalimit në Merdare, se vendimi i qeverisë është duke u zbatuar, por që nuk ka fluks të madh të mallrave apo lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai theksoi se të gjithë kamionët që kalojnë përmes kësaj pike, po kontrollohen dhe se nuk kanë hasur në ndonjë problem.

“Përafërsisht prej momentit kur ka hy në fuqi vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pikë kalimin kufitar Merdare, kanë hyrë 146 kamiona, që kanë pasur lëndë të parë të ngarkuat me origjinë nga Serbia….Kamionët të gjithë janë duke i zbatuar rregullat konform ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës, pra së pari i nënshtrohen kontrollave policore, pastaj doganore dhe mjekësore….Nuk kemi hasur në asnjë problem pasi që nuk ka lëvizje të automjeteve dhe individëve, edhe ata që lëvizin, vinë në mënyrë të organizuar dhe i nënshtrohen kontrolleve strikte”, u shpreh Ibrahimi.

Sipas vendimit të ekzekutivit nga mesnata e së premtes (mes 20 dhe 21 marsit) janë hapur gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar vendimin e qeverisë për heqjen e tarifës për importimin e lëndës së parë nga ky vend.

Kurse, nga 1 prilli, Qeveria e Kosovës pritet të nxjerr një vendim tjetër për heqjen e tërësishme të tarifave nda j importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. /Gazeta Sinjali/