image ​Hakerët përdorin koronavirusin për të përhapur virusët e tyre

Botë

Siguri/ ​Hakerët përdorin koronavirusin për të përhapur virusët e tyre

news image

Koronavirusi është virus më përhapur në shumë vende të botës këto muajt e fundit, duke marrë mijëra jetë njerëzit në Kinë dhe në disa vende të tjera të botës.

Kohët e fundit hakerët po e shfrytëzojnë koronavirusin që të vjedhin të dhëna personale, paratë nga llogaritë bankare dhe të dëmtojnë kompjuterët me viruse.

Këtë po e realizojnë duke dërguar e-maile flasë në emër të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ose të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në e-maile, hakerët pretendojnë se japin informacione se si mund të mbroheni nga ky koronavirusi duke i ofruar përdoruesve një link për të klikuar.

Në momentin kur klikoni kompjuteri juaj është me virus.

E-maili duket sikur po vjen vërtetë nga agjencitë shtetërore për shkak të prapashtesave në adresën e email-it që përdorin hakerët.

Mirëpo, ekspertët thonë se ka mundësi për të dalluar këto e-maile false.

Ata lusin njerëzit që të shikojnë për gabime drejtshkrimore, të mos japin të dhëna personale ose edhe ato që kanë lidhje me llogaritë bankare.

Në rast se e hetoni se keni rënë pre e një mashtrimi pasi keni dhënë ndonjë fjalëkalim, atëherë ndryshoni menjëherë atë. /Gazeta Sinjali/