image ​Gastronomët zotohen se do të kundërshtojnë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme nëse nuk subvencionohen

Kosovë

​Gastronomët zotohen se do të kundërshtojnë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme nëse nuk subvencionohen

news image

Pas protestave të mbajtura të shtunën për të kundërshtuar masat e reja të Qeverisë antiCOVID, sot Shoqata e Gastronomëve mbajti mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e shoqatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kësaj mbledhje, nga kjo shoqatë përmes një njoftimi në Facebook, kanë bërë të ditur se do të kundërshtojnë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, nëse nuk subvencionohen.

“Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i radhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në Gastronomi, zotohemi që do të kundërshtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshire edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta”, thuhet në reagimin e tyre. /Gazeta Sinjali/