Dy projekte kundër koronavirusit kanë dhënë një përgjigje imunitare të rëndësishme dhe demostruan sigurinë e tyre për pacientët.
Projekti i parë, i zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it, ka dhënë një përgjigje të fortë imunitare në një provë me më shumë se 1 000 pacientë.
Projekti i dytë, mbi të cilin po punojnë studiuesit e Wuhanit, ka shkaktuar një reagim të fortë përsa i përket antikorpeve në një provë tjetër tek më shumë se 500 pjesëmarrës.
Këto prova klinike janë akoma në një fazë fillestare, dhe efikasiteti i tyre do të vendoset në një provë të fazës së tretë, në një numër më të madh pjesëmarrësish.
“Nëse vaksina jonë rezulton e efektshme, është një mundësi premtuese, sepse kjo lloj vaksine mund të prodhohet lehtësisht në një shkallë të madhe”, komentoi Sarah Gilbert, studiuese në Universitetin e Oksfordit.
Asnjë nga dy provat nuk regjistroi efekte serioze negative. Efektet anësore më të vëzhguara ishin ethet, lodhja dhe dhimbja në vendin e injektimit. /Gazeta Sinjali/