image Studim: Si ndikon mungesa e gjumit në jetën tuaj të dashurisë

Këshilla

Studim: Si ndikon mungesa e gjumit në jetën tuaj të dashurisë

news image

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të rriturit duhet të flenë të paktën shtatë orë në natë. Nëse flini më pak se sa rekomandohet, ka shumë mundësi që të keni probleme në lidhjen tuaj të dashurisë.

Një studim i publikuar në revistën ‘Social Psychological and Personality Science’ zbuloi se pjesëmarrësit grindeshin më shumë me partnerët kur ata nuk flinin mjaftueshëm.

“Ne të gjithë e dimë se si sillen fëmijët që nuk flenë gjumë. E njëjta gjë ndodh me të rriturit. Ata nuk mund të kontrollojnë më emocionet e tyre. Problemet e vogla fillojnë të duken më të mëdha se sa janë. Ata reagojnë tepër ndaj çdo gjëje”, shpjegoi psikologia Jennifer L. Martin, raporton ABC News.

Një studim tjetër, i botuar gjithashtu në revistën ‘Social Psychological and Personality Science’, vërtetoi se ata që nuk flenë mjaftueshëm nuk tregojnë ndjeshmëri, humbin aftësinë për të zgjidhur konfliktet në mënyrë normale dhe neglizhojnë emocionet e partnerit.

/GazetaSinjali/