image ​Flamuri i BE-së do të vazhdojë të valvitet në Skoci

Botë

Vendim/ ​Flamuri i BE-së do të vazhdojë të valvitet në Skoci

news image

Flamuri Evropian para Parlamentit skocez pritet të ulet të premten, në orën e Brexit-it. Deputetët vendas votuan sot për ta lënë atë të valëvitet në këtë komb, kryesisht kundër tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE.

Pas debateve të nxehta, mocioni për të mbajtur flamurin blu me 12 yje të verdhë para Parlamentit të Edinburgut u miratua me 63 vota pro dhe 54 kundër, falë votave të shumicës së nacionalistëve skocezë të SNP-së.

Sipas tij, flamuri do të vazhdojë të valëvitet në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me shtetasit në  ikje të BE-së, që e bënë Skocinë vendbanimin e tyre. Parlamenti i Skocisë votoi sot kërkesën për të drejtën e një referendumi mbi pavarësinë dhe për të mbajtur flamurin e BE-së, në hyrjen e tij kryesore, pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian të premten.

“Skocia duhet të ketë mundësinë e zgjedhjes midis pranimit të Brexit si pjesë e sistemit parlamentar britanik dhe përzgjedhjes së një të ardhmeje ndryshe si një vend i pavarur”, tha kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon, para votimit.

Kreu i Partisë Kombëtare Skoceze, Sturgeon, këmbënguli që Skocia, ku shumicë votuan për të qëndruar në BE, në referendumin e Brexit-it të vitit 2016, po përballet me tërheqjen nga blloku kundër vullnetit të saj.

Ajo pretendon se SNP ka mandat të pakundërshtueshëm për një referendum, duke qenë se fitoi 48 nga 59 vende të Skocisë në Parlamentin britanik, në zgjedhjet e parakohshme të muajit të kaluar. /Gazeta Sinjali/