Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit dhe lirisht përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën.
Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.
Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do t’ju ndihmojë. Ditën Ndërkombëtare të Përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si ambasador i përqafimit.
Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Pra, mos hezitoni dhe përqafoni të dashurit tuaj çdo ditë.