21 mijë e 363 raste të tjera të COVID-19 janë konfirmuar sot në Britani të Madhe dhe 213 persona të tjerë kanë vdekur nga ky virus, transmeton Gazeta Sinjali.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 1.39 milion, dhe numri i të vdekurve ka arritur në 52,147, raporton Reuters, duke iu referuar të dhënave të qeverisë.
Britania e Madhe renditet e para në Evropë për nga numri i viktimave të koronavirusit.