image ​Amerika ‘në të zezë’ – 126 mijë raste të reja me COVID-19

Botë

​Amerika ‘në të zezë’ – 126 mijë raste të reja me COVID-19

news image

Një numër rekord i rasteve të reja u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, pasi më shumë se 126 mijë njerëz u infektuan në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Më shumë se 1 mijë njerëz vdiqën në të njëjtën kohë, kurse kjo është dita e katërt me radhë që numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara tejkalon 100 mijë në ditë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, ka pasur një rritje të madhe të pacientëve të rinj në dy javët e fundit. Kështu, më 24 tetor, u regjistruan 64.000 njerëz të sapo infektuar dhe më 7 nëntor ky numër ishte 104.000.

Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 9.8 milionë amerikanë janë infektuar dhe më shumë se 237 mijë kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/