image Zyrtari ukrainas: Telefonata mes Bidenit dhe presidentit ukrainas nuk shkoi mirë

Rajon

Zyrtari ukrainas: Telefonata mes Bidenit dhe presidentit ukrainas nuk shkoi mirë

news image

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë për CNN se biseda e zhvilluar në mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk ka shkuar mirë.

Por, një të tillë e mohuan nga Shtëpia e Bardhë të cilët thanë se burime anonime janë duke thënë informacione të rreme.

Në anën tjetër zyrtari ukrainas bisedën telefonike e përshkroi si të gjatë dhe të sinqertë, ku sipas tij Biden e paralajmëroi homologun e tij ukrainas se një sulm rus mund të ishte i pashmangshëm kurse Zelensky ritheksoi qëndrimin e tij se kërcënimi nga Rusia mbetet “i rrezikshëm, por i paqartë” dhe nuk është e sigurt që një sulm do të ndodhë.

Diskutimi midis dy liderëve vjen ndërsa SHBA dhe NATO vazhdojnë të përgatiten për perspektivën e një pushtimi rus. /GazetaSinjali/