image Zyrtari që u arrestua lidhur me skandalin e 2 milionë eurove te Thesari është ish-drejtori i Financave në Drenas

Politikë

Zyrtari që u arrestua lidhur me skandalin e 2 milionë eurove te Thesari është ish-drejtori i Financave në Drenas

news image

Labinot Gruda i cili u arrestua mbrëmë në lidhje me dyshimet për zhdukjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, më 6 shkurt të vitit 2018 ishte emëruar në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave në Komunën e Drenasit, të cilën e mbajti më pak se një vit.

Kjo pasi që, kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci gjatë atij viti e liroi Grudën nga detyra pas kërkesës së këtij të fundit që të lirohet nga kjo pozitë për “arsye personale”.

Labinot Gruda, njëherësh anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ishte emëruar në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave në Komunën e Drenasit me 6 shkurt të vitit 2018, menjëherë pas postit që mbante në Ministrinë e Financave në Departamentin e Thesarit.

Kujtojmë që gjatë ditës për avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar se jashtëligjshëm janë bërë 4 transaksione nga ky sektor dhe se ato para janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik.

Operatori ekonomik në të cilin kanë shkuar transaksionet e dyshuara është LDA Group SH.P.K. /Gazeta Sinjali/