image Zyrtari policor keqtrajton të riun në Pogradec, e godet me shpulla - VIDEO

Shqipëri

Zyrtari policor keqtrajton të riun në Pogradec, e godet me shpulla – VIDEO

news image

Një video e rëndë është shpërndarë ditën e sotme, ku një oficer policie dhunon një të ri në Pogradec.

Mësohet se oficeri i policisë  i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati.

E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur me shpulla të riun.

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës.

/GazetaSinjali/