Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se zyrtari policor, Flamur Rexhaj, ishte në lidhje dashurie me avokaten të cilën dyshohet se e kanosi dhe sulmoi fizikisht në Rugovë.
Këto informacione kanë ardhur në redaksinë e Gazetës Sinjali, pas publikimit të lajmit për arrestimin e zyrtarit policor, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘kanosje’.
Gazeta Sinjali ka tentuar të dijë më shumë rreth gjendjes shëndetësore të avokates, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike e as nuk ka kthyer SMS-në.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se pas arrestimit, Flamur Rexhaj është suspenduar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Gazeta Sinjali/
Më shumë detaje rreth këtij rasti mund të lexoni në linkun e lajmit më poshtë.