image Kërcënohet përmes telefonit avokatja në Suharekë

Siguri

Kërcënohet përmes telefonit avokatja në Suharekë

news image

Një avokate është kërcënuar dje në fshatin Shirokë të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se avokatja e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka raportuar se është këcënuar nga një i dyshuar përmes telefonit.

Ajo ka deklaruar se nuk e njeh të dyshuarin, ndërsa rasti është hapur si “kanosje”.

/GazetaSinjali/