image Zyrtari mori 50 euro ryshfet - arrestohet në pikën kufitare

Kosovë

Raporti/ Zyrtari mori 50 euro ryshfet – arrestohet në pikën kufitare

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se në pikë kalimin kufitar “Kulla” ka marrë ryshfet nga një person tjetër.

Raportohet se i dyshuari i ka marrë 50 euro nga i dyshuari tjetër me qëllim të kalimit kufitar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa sendeve të cilat i transportonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se me urdhër të gjyqtarit është bastisur zyra me ç’rast në një dyshek janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/