image Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Do të ketë të tjera ndihma për Ukrainën

Botë

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Do të ketë të tjera ndihma për Ukrainën

news image

Zëvendës-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer, tha sot se do të priste më shumë njoftime për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën “në javën në vijim”, duke nënvizuar miliarda dollarë ndihma sigurie që SHBA ka dhënë deri më tani, raporton CNN.

Kur u pyet nëse SHBA ishte gati të caktonte Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit, Finer tha se administrata vazhdon të shikojë “hapa shtesë” kur bëhet fjalë për ndëshkimin e Kremlinit për pushtimin e tij të paprovokuar të Ukrainës.

“Unë mendoj se ne kemi qenë të qartë se ne po e shikojmë atë ndërsa po shohim një sërë hapash të tjerë shtesë që mund të ndërmarrim për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet që ajo po kryen në terren në Ukrainë, tha”, Finer.

Departamenti i Shtetit i ShBA-së po shqyrtonte shtimin e Rusisë në listën e vendeve të etiketuara si shtet sponsorizues të terrorizmit – që përfshijnë Korenë e Veriut, Iranin, Kubën dhe Sirinë – një lëvizje që do të çimentonte më tej statusin e Kremlinit si një shtet i pabesë.

Finer vuri në dukje gjithashtu qëllimet “ndryshuese” të luftës së Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës dy muaj më parë, duke vënë në dukje se është “mjaft e qartë” se forcave të Kremlinit u është dashur “të përshtaten” përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës për t’u fokusuar më shumë në Jug dhe Lindje të vendit.

/GazetaSinjali/