image Zyrtari i qeverisë bën 'sevap' duke hyrë në 'gjynah', shkon në xhami me veturë të shtetit

Kosovë

Prishtinë/ Zyrtari i qeverisë bën ‘sevap’ duke hyrë në ‘gjynah’, shkon në xhami me veturë të shtetit

news image

Një zyrtar i qeverisë së Kosovës ka vendosur që për namazin e xhumasë të shkojë në xhami duke e shfrytëzuar veturën e shtetit.

Vetura zyrtare është parë e parkuar në trotuarin afër xhamisë. Kështu ka shkruar një person në Facebook.

Edhe me norma të fesë islame, keqpërdorimi i aseteve publike është veprim i ndaluar.

Bëhet e ditur se vetura është parë afër xhamisë në lagjen Emshir të Prishtinës. /Gazeta Sinjali/