image Stoltenberg: Çështja e targave, mund t’i rris tensionet në Kosovë

Politikë

Stoltenberg: Çështja e targave, mund t’i rris tensionet në Kosovë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.

Ai në konferencë ka folur për çështjen e targave dhe ka thënë se kjo çështje mund t’i rris tensionet në Kosovë.

Stoltenberg potencoi se trupat e KFOR-it mbështesin përpjekjet e diplomatëve të Bashkimit Evropian për të arritur përparimin në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Ballkani Perëndimor është një rajon në Evropë ku Bashkimi Evropian dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë. Ne ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në Kosovë. Ne kemi praninë tonë, misionin e KFOR-it në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg ka folur për Bosnje dhe Hercegovinën dhe ka treguar se është një ndër vendet që janë rrugës për anëtarësim në NATO, por theksoi se ky vendim në fund të fundit do të jetë vendimi i tyre.

Ai shtoi se ky vendim duhet të jetë diçka që dëshiron Bosnja dhe Hercegovina, sepse “NATO respekton vendimet e të gjitha vendeve që zgjedhin rrugën e tyre”.

/GazetaSinjali/