Gjatë ditës së martë një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, gjendja e këtij zyrtari është stabile.
Po ashtu, Hoti bëri të ditur se, 58 kolegë të të infektuarit në Ministrinë e Shëndetësisë janë testuar dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
“Për fat, me familjen nuk ka pasur kontakt. Ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit, që në një formë kanë pasur kontakt, janë testuar por të gjithë kanë dalë negativë dhe kjo për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Hoti në “Zyrën e ankesave” në TV Dukagjini./Gazeta Sinjali/