image Zyrtari i mbrojtjes amerikane: Më shumë se 400 raketa të lëshuara nga Rusia

Botë

Zyrtari i mbrojtjes amerikane: Më shumë se 400 raketa të lëshuara nga Rusia

news image

Shtetet e Bashkuara kanë parë më shumë se 400 raketa të lëshuara nga Rusia në pushtimin e Ukrainës që nga mëngjesi i sotëm, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes.

Sipas zyrtarit, ukrainasit kanë ende sisteme të mbrojtjes raketore ajrore që mbeten “të qëndrueshme, të paprekura dhe të angazhuara”, raporton CNN.

Zyrtari tha gjithashtu se ndërsa Rusia ende nuk ka arritur epërsi ajrore, “ka zona ku ata kanë më shumë kontroll se të tjerët”.

/GazetaSinjali/