Zyrtari i LDK-së, Lutfi Zharku e ka fituar betejën me COVID-19, 20 ditë pasi u konfirmua se ishte infektuar.
Zharku ka thënë se virusi “e ka shtrirë për toke”, ndonëse tani është shëruar, shkruan Gazeta Sinjali.
“U “ktheva” pas 20 ditësh… E “munda”, por një jave m’ka “shtri për toke”! Me fat që pata përkujdesje të pandërprerë në shtëpi nga bija ime doktoreshë, Donika dhe kunata ime infermiere, Zejnepja”, ka shkruar Zharku në Facebook.
Ai u ka shprehur respekt miqve dhe familjarëve që janë kujdesur për të, ndërsa u ka kërkuar që ta ruajnë shëndetin.
“Respekt pa fund per te gjithe ata miq e familjare per kujdesin qe treguan. Ruane shendetin!”, ka shkruar Zharku. /Gazeta Sinjali