Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, e ka quajtur të krisur kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi ky i fundit publikoi një video-mesazh duke bërë thirrje që të votohet Joe Biden në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo Trump.
Gecaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vetëm një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
“Veç një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane”, ka shkruar Gecaj. /Gazeta Sinjali/