image Zyrtari i EULEX-it parkoi veturën në hapësirë të gjelbër/ Reagon EULEX-i

Siguri

Zyrtari i EULEX-it parkoi veturën në hapësirë të gjelbër/ Reagon EULEX-i

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një zyrtar i EULEX-it ka parkuar veturën zyrtare në hapësirë të gjelbër.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ky zyrtar ka thënë që e parkoi veturën gabim sepse në Kosovë parkohet kështu.

E ndaj kësaj, ka reaguar misioni i EULEX-it.

“E dënojmë me termat më të fuqishëm sjelljen e anëtarit të stafit të EULEX-it, i cili është parë duke e parkuar veturën në mënyrë jo të duhur në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masa të duhura disiplinore. E falënderojmë qytetarin e Kosovës që e solli këtë rast në dritë për sjelljen e tij të përgjegjshme”, thuhet në postimin e EULEX-it.

/GazetaSinjali/