Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të forcojnë një koalicion duke luftuar të ashtuquajturin Shtetin Islamik në veri-lindje të Sirisë, tha sot një zyrtar i paemëruar i Departamentit të Shtetit.
Pas vrasjes së liderit të ISIS Abu Bakr Al-Baghdadi, një zyrtar i Departamentit amerikan tha se presidenti Donald Trump, i cili njoftoi më 6 tetor tërheqjen e forcave amerikane nga veriu i Sirisë, nuk tregoi që Uashingtoni po hiqte dorë nga lufta e tij kundër organizatës terroriste.
“Asnjëherë nuk ishte një ide për të braktisur misionin e ndjekjes së Shtetit Islamik … Kjo është një përpjekje e madhe, e cila vazhdon,” u tha ai gazetarëve.
Presidenti Trump njoftoi dje se lideri i ISIS ishte vrarë gjatë një sulmi të ushtrisë së SHBA-së në veri të Sirisë.
Trump deklaroi se 15 minuta pas vdekjes së Al-Baghdadit, u krye një test ADN për të konfirmuar se ishte me të vërtetë ai./Gazeta Sinjali/