image Nënkryetari i AAK-së: Çdo shkarkim kolektiv është vendim arbitrar i një qeverie me "hu në krah"

Kosovë

Reagim/ Nënkryetari i AAK-së: Çdo shkarkim kolektiv është vendim arbitrar i një qeverie me “hu në krah”

news image

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka dalë kundër shkarkimeve të fundit nga Qeveria Kurti, duke shtuar se është obligim i zyrtarëve shtetërorë të arsyetojnë secilin veprim që ndërmarrin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në mos asgjë tjetër, kryeministri dhe jo pak prej ministrave të tij, e dijnë se nuk ka përgjegjësi kolektive dhe çdo shkarkim kolektiv është vendim arbitrar i një qeverie me “hu në krah”!”, ka shkruar Nitaj në një postim në Facebook.

Sipas tij, nuk mund të arsyetohet vendimi për shkarkimet komplet të bordeve, sepse është e pamundur që ndonjëri prej tyre të mos e ketë kryer detyrën me përgjegjësi e profesionalizëm.

Tutje, Nitaj thotë se “nuk e di se si janë emëruar konsujt në shërbimin diplomatik të Kosovës dhe e marr me mend se disa prej tyre, do të duhej shkarkuar me urgjencë, por qeveria duhet ta arsyetojë njëpërnjë, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshisë”, krejt atyre që ata i shohin si krahun e kundërt politik!”.

Në fund, nënkryetari Nitaj shton se opinioni publik duhet të jetë i informuar për çdo shkarkim deri në detaje, sepse është detyrë e qeverisë që çdo veprim ta arsyetojë deri në hollësi.

“Opinioni publik duhet të jetë i informuar për çdo shkarkim deri në detaje, duke përfshirë edhe sekretaret e ministrive, e jo kështu si po bëhet. Unë nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjëri prej tyre mund të jetë strumbullar i korrupsionit në dikasteret e tyre, por është detyrë e qeverisë që çdo vendim ta aryetojë deri në hollësi e jo të jepen arsyetime të përgjithësuara”, përfundon ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/muharrem.nitaj/posts/10222083473060729